Bypass-i i Elbasanit, ARRSH hap dy tendera me fond limit rreth 60 milionë euro
Bypassi i Elbasanit është projekti i radhës për të cilin Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot hapjen e dy procedurave të prokurimit. Këto të fundit me objekt kontrate “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me korridorin VIII, Faza 1” dhe “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin VIII, Faza II”. Procedura e parë, Faza 1, ka një fond limit prej 3,3 miliardë lekësh, ndërsa Faza 2 ka një fond limit prej 2,5 miliardë lekësh, duke çuar në total fondin për këtë lot të parë në rreth 60 milionë euro. Referuar dokumenteve që shoqërojnë procedurën e prokurimit nënvizohet se ky segment ka për qëllim të përmirësojnë lidhjen mes kryeqytetit dhe qytetit të Elbasanit dhe duke përforcuar lidhjet e Korridorit VIII, një nga korridoret kryesore...
Burimi:
syri.net