Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, i shtohen 8.9 miliardë lekë me fokus rritjen e pagave

Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, i shtohen 8.9 miliardë lekë me fokus rritjen e pagave

Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë më shumë krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit, duke shënuar rritjen më të madhe për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rritja e financimit synon të përmirësojë drejtpërdrejt kujdesin ndaj qytetarëve, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen sociale për familjet. Në fokus të kësaj rritjeje, thekson MSHMS është vijimi i politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor, e cila nisi të zbatohet në janar të vitit 2026. Gjithashtu, parashikohet vazhdimi i rritjes së pagave për personelin e shërbimit të urgjencës në të gjithë vendin. Buxheti shtesë do të mbështesë edhe dyfishimin e pagesës së aftësisë së kufizuar për fëmijët,...