BSH eliminon Inspektorin e Përgjithshëm/ Auditin tani e propozon vetë Guvernatori
Ligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet të eliminojë funksionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, të zgjedhur nga Parlamenti. Sipas projektligjit, kontrolli i brendshëm në Bankën e Shqipërisë do të kryhet nga Departamenti i Auditit të Brendshëm. Drejtori i Auditit të Brendshëm të Bankës së Shqipërisë do të emërohet nga Këshilli Mbikëqyrës, me propozim të Guvernatorit. Ai do të ketë një mandat pesëvjeçar, me të drejtë riemërimi. Drejtori i Auditit të Brendshëm do të gëzojë të njëjtin status, të njëjtin shpërblim dhe të njëjtat përfitime nga marrëdhënia e punës si Zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë. Projektligji përcakton se drejtori i Auditit të Brendshëm duhet t’i ushtrojë detyrat e tij në mënyrë të pavarur dhe objektive. Gjatë ushtrimit të këtyre detyrave, ai...
Burimi:
syri.net