Breshëri bën kërdinë në Maliq, dëme të mëdha në të mbjellat në Orman
Breshëri i një dite më parë, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që zgjati rreth 30 deri në 45 minuta, ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Orman të Bashkisë Maliq. Fermerët thonë se stuhia goditi pothuajse të gjithë zonën, duke dëmtuar kryesisht grurin, elbin, qepën, jonxhën dhe kultura të tjera. Sipas tyre, gruri është kultura që ka pësuar goditjen më të rëndë. Në shumë parcela, ai është rrëzuar në tokë, duke ulur ndjeshëm prodhimin e pritshëm. Disa fermerë shprehen se, nga prodhimi që prisnin, do të arrijnë të marrin vetëm një pjesë të vogël, ndërsa në disa raste gruri mund të shërbejë vetëm si ushqim për bagëtinë. Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në qepë, ku breshëri ka...
Burimi:
syri.net