Bregdeti mban pezull çmimet e reja të referencës, në rrethe rivlerësimi vijon me vlerat e 2016-s

Bregdeti mban pezull çmimet e reja të referencës, në rrethe rivlerësimi vijon me vlerat e 2016-s

Edhe pse kanë kaluar rreth 6 muaj nga nisja e procesit të rivlerësimit të pasurive me tatim të reduktuar 5%, grupi i punës pranë Ministrisë së Financave ende nuk ka përfunduar hartimin e çmimeve të reja të referencës për rrethet. Ndryshe nga Tirana, ku qytetarët që kryejnë rivlerësimin përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e realizojnë procesin mbi bazën e çmimeve të referencës të miratuara në vitin 2023, në të gjitha rrethet e tjera rivlerësimi vijon të kryhet me çmimet e përcaktuara që prej vitit 2016. Në fund të korrikut 2023 hynë në fuqi çmimet e reja të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, ndërsa për pjesën tjetër të vendit përditësimi mbetet ende pezull. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave...