Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë
Pa bërë ende 24 orë nga ulja e çmimit të karburanteve, ditën e sotme Bordi i Transparencës ka rritur sërish tarifat për shitjen e tyre në vend. Në vendimin e kësaj të shtunë, 16 maj, nafta do të shitet 4 lekë më shtrenjtë se dje, me një çmim 202 lekë/litri. Po ashtu, edhe benzina nga mesdita e kësaj të shtune do të tregtohet jo më shumë se 188 lekë/litri, pra tre lekë më shumë se një ditë më parë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 16, ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 16...
Burimi:
javanews.al