Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
Bordi ka ulur me 3 lekë çmimin e naftës. Duke nisur nga ora 13.00 nafta do të shitet me 198 lekë/litri. Ndërsa benzina ulet me 2 lekë dhe do të shitet me 185 lekë/litri. Njoftimi Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora...
Burimi:
sot.com.al