Bordi i Transparencës del sërish me njoftim për naftën e benzinën – Ja çmimet e reja

Bordi i Transparencës del sërish me njoftim për naftën e benzinën – Ja çmimet e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i naftës është ulur me 2 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës është rritur me 1 lek për litër. Bordi ka përcaktuar që çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën (gazoilin) të jetë 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 178 lekë për litër. Nga ana tjetër, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për benzinën është vendosur 173 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 161 lekë për litër. Njoftimi:  Bordi i Transparencës në datë 6 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590...