Blegtoria në krizë, numri i bagëtive bie në 2.1 milionë, prodhimi i qumështit reduktohet në nivelin më të ulët…

Blegtoria në krizë, numri i bagëtive bie në 2.1 milionë, prodhimi i qumështit reduktohet në nivelin më të ulët…

Më pak bagëti ka nëpër stalla, e gjithmonë më pak ushqime në tryezat e shqiptarëve nga prodhimi blegtoral vendas. Të dhënat e fundit tregojnë se tufat e bagëtive në Shqipëri po zvogëlohen çdo vit, me mijëra krerë më pak. Numri i bagëtive ra në 2.1 milionë krerë në vitin 2025, ose rreth 83 mijë më pak se në 2024-ën. Sipas INSTAT ndikim në këtë rënie ka dhënë zvogëlimi i tufave të imta (dhi/dele), ndërsa numri i gjedhëve (lopëve) u rrit lehtë. E nga ana tjetër ‘gotat e qumështit’ po mbushen me më pak prodhim vendas. Prodhimi i qumështit në Shqipëri po shënon rënie të pandërprerë, duke shënuar nivelin më të ulët të dekadës gjatë vitit 2025, kur u prodhuan vetëm 868 mijë tonë qumësht në...