Bizneset përballë faturës së re, taksa e pronës drejt rritjes

Bizneset përballë faturës së re, taksa e pronës drejt rritjes

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, por edhe propozon ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e detyrimit. Aktualisht për ndërtesat që përdoren për qëllim tregtar shkalla e taksës është 0,2% e vlerës së dyqanit. Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve. Për qytetet e tjera,...