Besimi në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndërtimi dhe industria në rritje

Besimi në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndërtimi dhe industria në rritje

Në raportin më të fundit të Bankës së Shqipërisë “Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit”, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 1.5% në muajin prill, edhe pse niveli aktual i tij qëndron 6.4% mbi mesataren historike. Kjo rënie, sipas Bankës Qendrore, gjatë muajit të shkuar u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit dha kontribut pozitiv në treguesin e ekonomisë së vendit. Më konkretisht, besimi i sektorit të industrisë u rrit me 1.5% në prill të këtij viti, pas rënies me 2% një muaj më parë. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se rritja u ndikua nga vlerësimet optimiste për prodhimin industrial...