Behgjet Pacolli korr tjetër fitore, hiqen masat ndaj MABCO-s, hapet rruga për rifillimin e punimeve në Aeroportin…
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar dje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, pas një vendimi të ri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sipas Pacollit, gjykata ka vendosur të heqë masat kufizuese që pengonin administrimin e shoqërisë VIA nga kompania e tij, duke i cilësuar të kundërligjshme vendimet e mëparshme të marra për këtë çështje. Ai thekson se vendimi mbështetet edhe në arsyetimin e mëhershëm të Gjykatës së Lartë, e cila kishte njohur të drejtën e MABCO-s për të administruar shoqërinë dhe për të ushtruar të drejtat që burojnë nga kuota e saj. Ai argumenton se masat e vendosura gjatë muajve të fundit kanë penguar zhvillimin normal të projektit, duke bllokuar mbajtjen e Asamblesë...
Burimi:
sot.com.al