Banka e Shqipërisë ul interesin për kreditë konsumatore deri 200 mijë lekë! Rritet për ato 200-600 mijë lekë

Banka e Shqipërisë ul interesin për kreditë konsumatore deri 200 mijë lekë! Rritet për ato 200-600 mijë lekë

Banka e Shqipërisë ka rishikuar interesat maksimale për kreditë konsumatore. Sipas të dhënave zyrtare interesin për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë dhe ato nga 600 mijë lekë deri 2 milionë lekë do të jetë më i ulët se në gjashtëmujoren e parë të vitit, ndërsa janë rritur interesat për vlerat e tjera. Qytetarët që do t’i drejtohen institucioneve bankare dhe jo bankare për të marrë kredi konsumatore me vlerë deri 200 mijë lekë, do të paguajnë më pak interes, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua. Konkretisht për kredinë nga 0-200 mijë lekë, interesi maksimal ku përfshihen të gjitha kostot për një kredimarrës (komisione, interesa etj), do të jetë afro 51.3%,...