Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

Detaje të reja teknike dhe financiare mbi projektin rrugor Milot-Balldren janë bërë publike nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri sqaroi se ky aks prej 17 kilometrash përbën një nga nyjet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian në Shqipëri dhe synon të zgjidhë përfundimisht problematikat e ngarkesës së trafikut në këtë zonë. Projekti parashikon që autostrada e re të ndërtohet mbi një gjurmë tërësisht të re, duke mos cenuar infrastrukturën aktuale. Rruga ekzistuese do të vijojë të mbetet në funksion si një rrugë alternative për qytetarët. Sipas të dhënave të prezantuara, segmenti do t’u përgjigjet parametrave më të lartë të sigurisë dhe qarkullimit rrugor, duke u klasifikuar në Kategorinë A. “Aksi me gjatësi 17 km do të...