Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 milion euro – Përballueshmëria përkeqësohet

Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 milion euro – Përballueshmëria përkeqësohet

Në Tiranë, çmimet e apartamenteve në kullat rezidenciale po shiten me çmim mbi 6 mijë euro për metër katror. Sipas njoftimeve të publikuara online nga agjencitë shitblerjes së pasurive të paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 154 metër katror te kulla “Downtown One” po ofrohet për shitje me çmimin 950 mijë euro ose rreth 6,200 euro për metër katror. Agjentët imobiliarë të kontaktuar nga Monitor pohuan se kanë ende disa njësi në shitje në këtë objekt. Sipas tyre, bëhet fjalë për apartamente që nuk janë banuar më parë të mobiluara dhe që konsiderohen ndër njësitë e fundit të mbetura në dispozicion për shitje. Në vitin 2021, kur objekti “Downtown One” sapo kishte përfunduar, zyra e shitjes e kontaktuar nga Monitor deklaroi se çmimet e apartamenteve varionin...