Alarm për buxhetin, shpenzimet operative tejkalojnë investimet publike
Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një tendencë që shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes të jenë më të larta se ato të investimeve në 4-mujorin e parë të vitit. Të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Financave mbi ecurinë buxhetore për periudhën 4-mujore vitit 2026 tregojnë përmbysje jo të zakontë të raporteve mes dy zërave kryesorë të shpenzimeve publike. Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes kanë arritur në 17,7 miliardë lekë gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti. Nga ana tjetër, shpenzimet kapitale, të cilat përfaqësojnë investimet publike në rrugë, shkolla, spitale dhe infrastrukturë strategjike, janë 14,8 miliardë lekë ose 16.5 për qind më të ulëta se shpenzimet operative dhe...
Burimi:
sot.com.al