Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada. Kjo linjë e re shënon një arritje historike për industrinë e aviacionit në Shqipëri, duke qenë fluturimi i parë transoqeanik në historinë e vendit. Avioni Airbus A330-200, i nisur nga Toronto, u ul në TIA në orën 13:30, ku u prit në një ceremoni të veçantë nga Ministri i Energjisë dhe Transportit, z.Enea Karakaçi, si dhe nga drejtues të lartë të Kastrati Group dhe TIA-s. Në orën 16:00 u nis fluturimi i parë nga Tirana drejt Torontos, duke hapur rrugën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Air Transat, e vlerësuar si “Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë” nga Skytrax World Airline...
Burimi:
sot.com.al