A është kredia kurth financiar? Ekspertja: Prona është gjithmonë investim
Shtëpia e ëndrrave apo borxhi i jetës? Kjo është dilema me të cilën përballen sot shumë të rinj. Me çmimet e pasurive të paluajtshme në rritje dhe kursimet që shpesh nuk mjaftojnë, kredia mbetet rruga më e zakonshme drejt pronësisë. Por sa e sigurt është kjo rrugë? Për të folur në lidhje me këtë ishte e ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të mërkurë, më 10 qershor, ekspertja e kredisë, Silvana Gërxhani. Ajo pohoi se dinamika e qëllimit të kredisë ka ndryshuar ndër vite dhe sipas saj aktualisht njerëzit kreditohen për shumë qëllime, por arsyeja kryesore mbetet në investimin e një shtëpie. “Mendojmë që po arrijmë në atë stadin ku Evropa ka qenë që në vitet ’80. Në Evropë, ‘blej tani dhe paguaj më...
Burimi:
javanews.al