“Kundërshtarët e vjehrrit më të famshëm në botë e transformuan bulevardin në hendek”, Rama: Zemra e protestës ka ikur
Në pallatin e Brigadave po mbahet mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë. Kryesocialisti Edi Rama: “Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pa atë lidhje, protesta do të ishte një çështje kombëtare, jashtë vëmendjes së dynjasë. Falë asaj lidhjeje u bë një legjendë globale. Shumëkush nga fansat e huaj të protestës dëshironte ta shihte Shqipërinë si shëmbëlltyrën që bota mbarë ta merrte nga Shqipëria mësimin dhe të ngrihej në revolucionin e madh dhe të shumëpritur. Ky është fakt i kohës së kanaleve sociale, ku noton sot bota. Zvërneci dha videon revolucionare, flamingo simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global. Me një shkrepse të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë shpërndau një...
Burimi:
vizionplus.tv