Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri i viktimave
Të paktën tetë persona humbën jetën nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Japoninë lindore të enjten mbrëma, duke shkaktuar përmbytje të rënda, duke ndërprerë transportin dhe duke nxitur urdhrat e evakuimit për më shumë se 400 mijë njerëz, njoftuan sot mediat lokale. Agjencia japoneze e motit lëshoi paralajmërimin e saj më të lartë të nivelit 5 për shiun e dendur për më shumë se një të tretën e komunave në prefekturën Chiba afër Tokios, pasi autoritetet u kërkuan banorëve të marrin masa të menjëhershme për t’u mbrojtur, njoftoi “Kyodo Neës”. Kjo shënoi herën e parë që paralajmërimet e nivelit maksimal ishin lëshuar që kur sistemi u prezantua në maj. Të gjithë u reduktuan sot në mëngjes. Rrugët e përmbytura u raportuan në të gjithë Chiba-n,...
Burimi:
vizionplus.tv