“Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen kur ajo ka nisur t’i ndryshojë gjërat”, Rama: Ndryshimet që ka bërë PS janë të panumërta
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar reflektim nga socialistët dhe qeveria përballë pritshmërive të qytetarëve, duke e cilësuar “Bulevardin e Flamingove” (protestën qytetare e cila vijon prej më shumë se 50 ditësh) si një mesazh që duhet analizuar dhe jo thjesht si një protestë. Në fjalimin e mbajtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se ky moment duhet të shërbejë për të verifikuar nëse mazhoranca është e gatshme të qeverisë Shqipërinë në fazën e re. “Bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë por si një pasqyrë që shoqëria na i vuri përpara. Duhet të verifikojmë nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për të qeverisur Shqipërinë gjatë kësaj faze të re. Duhet ta...
Burimi:
vizionplus.tv