250 milionë lekë kompensim për karburantin/ Transporti publik, afat për aplikimet deri më 1 Gusht
Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës përfitojnë kompensim financiar në masën 50 lekë për litër karburanti për konsumet e realizuara gjatë periudhës mars-maj 2026. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se masa zbatohet në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave dhe synon të mbështesë operatorët e transportit publik në përballimin e kostove të aktivitetit. Sipas njoftimit të kësaj të shtune, vlera totale e fondit të parashikuar për këtë skemë mbështetëse arrin në 250 milionë lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bëri thirrje të gjitha shoqërive që plotësojnë kriteret e përcaktuara të aplikojnë brenda afateve ligjore për të përfituar kompensimin financiar. Subjektet përfituese duhet të paraqesin kërkesat pranë Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data...
Burimi:
sot.com.al