10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor
Të gjithë fermerët që duan të përfitojnë subvencione nga Skema Kombëtare kanë kohë deri më 25 qershor, e pavarësisht kësaj një numër i lartë fermerësh kanë preferuar që aplikimin ta bëjnë që në 24-orëshin e parë, duke bërë që numri i aplikimeve të shkojë në 10 mijë. Adem Lushi ka ardhur nga fshati Domje pranë zyrave AREB Tiranë për të qenë pjesë e skemës mbështetëse për të imtat. “Kam ardhur nga stanet në Domje për të aplikuar. Kam 270 kokë dele dhe vij çdo vit këtu, pasi vetë nuk kam mundësi ta bëj në telefon”, tha fermeri Adem Lushi. Ndryshe nga një vit më parë, forma e aplikimit këtë herë në portalin e-Albania është më e lehtë, pasi numri i veprimeve kompjuterike është përgjysmuar. “Për...
Burimi:
top-channel.tv