Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ekipet shqiptare në Europë/ Egnatia dhe Dinamo luajnë në transfertë, Vllaznia pret islandezët në “Elbasan Arena”
Pasditen dhe mbrëmjen e sotme do të rikthehen skuadrat shqiptare në Kupat e Europës me ndeshjen e parë të raundit të dytë eliminator të Ligës së Konferencave. Egnatia, skuadra kampione e Shqipërisë që e filloi nga raundet e para eliminatore të Ligës së Kampioneve, do të luaj sot ndeshjen e parë në Conference League përballë Dinamos së Minskut të Bjellorusisë. Një ndeshje sa për objektiv sportiv aq edhe për krenari, për të harruar vetë dhe të gjithë tifozët shqiptarë atë humbje të thellë 5-0 në Islandë përballë Breidablikut. Megjithatë kundërshtari i tyre i DInamos së Minskut është një ekip i...