“Ejani merrni dritë”/ Nisin në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë

“Ejani merrni dritë”/ Nisin në Jeruzalem përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë

Kanë nisur në Jeruzalem  përgatitjet për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë në prag të Pashkëve. Pelegrinë te krishterë kanë mbushur Kishën e lashtë të Varrit të Shenjtë për të shënuar traditën shekullore, sipas të cilës çdo vit në të shtunën e Madhe të pashkëve ortodokse, zjarri i shenjtë u kalohet me qirinj besimtarëve. Ceremonia do të drejtohet nga Patriarku Theophilos III. Patriarku ortodoks grek i Jeruzalemit, pasi heq petkun e tij hierarkik dhe vishet me një rrobë të bardhë, hyn në dhomën e errët me ne duar tufa prej 33 qirinjsh, që simbolizojnë vitet e jetës tokësore të Jezu Krishtit,...
Burimi: Top-Channel.tv