Egon Schiele, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekspresionizmit austriak

Egon Schiele, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të ekspresionizmit austriak

Më 31 tetor 1918, në Vjenë, ndërroi jetë piktori austriak Egon Schiele, një nga emrat më të rëndësishëm të ekspresionizmit dhe të artit modern vjenez. Ai vdiq në moshën 28-vjeçare, si pasojë e gripit spanjoll. I lindur më 12 qershor 1890 në Tulln të Austrisë, Schiele tregoi talent për vizatim që në fëmijëri. Në moshën 16-vjeçare u pranua në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, por pas dy vjetësh u largua nga akademia dhe, së bashku me disa artistë të tjerë, themeloi grupin “Neukunstgruppe”. Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij artistik pati piktori Gustav Klimt, i cili u bë mentori dhe mbështetësi i tij. Me kalimin e viteve, Schiele zhvilloi një stil të veçantë, të karakterizuar nga portretet ekspresive, figurat njerëzore me...