Egnatia “peshkon” kampionen e Islandës, rrogozhinasit shmangin Steaua-n, Drita e Gjilanit me fat

Egnatia “peshkon” kampionen e Islandës, rrogozhinasit shmangin Steaua-n, Drita e Gjilanit me fat

Shorti i raundit të parë kualifikues të Uefa Champions League e ka vendosur kampionen e Shqiperisë, Egnatia përballë Breidablik, ekipi kampion i Islandës. Takimi i parë do të luhet në Rrogozhinë ndërsa i kthimit në Islandë. Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës mund të kishin qënë më bujare për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova, teksa në grupin e rivaleve të mundshëm, kundërshtari më i lehtë në letër ishte Linkoln i Gjibraltarit. E megjithatë shorti kishte edhe rrezikun e një përplasje shumë të fortë kundër Steauas së Bukureshtit, ish-kampione Europe, apo një duel të gjithin shqiptar me Dritën...
Burimi: Vizionplus.tv