Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Egnatia mban portën e paprekur, kampionët e Shqipërisë 45 minuta larg kualifikimit historik
Egnatia po barazon pa gola përballë Dinamo Minsk në Rrogozhinë, një rezultat që favorizon kampionët e Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova, i cili arriti të fitonte ndeshjen e parë 0-2 në fushë neutrale, ka arritur t’i menaxhojë më së miri 45 minutat e para pa pësuar gol. Tashmë rrogozhinasit i duhet një pjesë e dytë e njëjtë si e para në mënyrë që të arrijë kualifikimin historik në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. REZULTATI PJ1: EGNATIA 0-0 DINAMO MINSK