Egnatia eliminon Partizanin dhe gjen Vllazninë në finalen e titullit kampion

Egnatia eliminon Partizanin dhe gjen Vllazninë në finalen e titullit kampion

Egnatia ka barazuar pa gola me Partizanin, një barazim që i mjaftoi rrogozhinasve për të shkuar në finalen e madhe të Superiores për sezonin 2024/25. Sfida e luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi me ritëm nga te dyja skuadrat, ku rastet më të pastra ishin nga “Demat e Kuq”. Rrogozhinasit u “zgjuan” në pjesën e dytë, ku patën disa raste për të kaluar në avantazh, por porta e Pano Qirkos ngeli e paprekur. Gjithsesi ky barazim i mjaftoi skuadrës së Edlir Tetovës për të avancuar më tej dhe për të siguruar vendin e saj në finalen përballë Vllaznisë, ndërsa Partizani do...
Burimi: Opinion.al