Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Egnatia e nis me fitore në Champions League, rrogozhinasit shënojnë në frymën e fundit (video)
Egnatia ka nisur sot rrugëtimin në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët e Breidablik, ku fituan 1-0 në fund. Atmosfera në stadium ishte fantastike, me tifozët vendas që kishin mbushur shkallët për të mbështetur ekipin drejt një rezultati pozitiv. Rrogozhinasit e nisën keq takimin pasi humbën një titullar që në minutat e para, Edison Ndreca u largua për shkak dëmtimi dhe në vend të tij u fut blerja e re Anio Poçi. Në minutën e 18-të, Egnatia pati një shans shumë të mirë për të gjetur golin, por fillimisht Regi Lushkja dhe më...