Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Egnatia e nis me fitore aventurën në Champions League, vendos Gruda
Egnatia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt turit të dytë të UEFA Champions League, duke mposhtur me rezultatin 1-0 skuadrën islandeze të Breidablik në sfidën e parë të turit preliminar, e zhvilluar në “Egnatia Arena”. Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë, me tifozët që kishin mbushur shkallët dhe mbështetën pa u ndalur kampionët e Shqipërisë. Edhe pse dominuan pjesën e parë, të besuarit e Edlir Tetovës nuk arritën të çanin mbrojtjen islandeze dhe fraksioni i parë përfundoi në barazim 0-0. Përpjekjet e Egnatias u shpërblyen vetëm në minutat shtesë, kur një tjetër blerje e verës, Ildi Gruda, realizoi golin vendimtar....