Egjeu në alarm, re të zeza mbi Mesdhe, Athina armatos ishujt, Ankaraja reagon me raketa

Egjeu në alarm, re të zeza mbi Mesdhe, Athina armatos ishujt, Ankaraja reagon me raketa

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi Ankaraja i ka dorëzuar Athinës një notë verbale diplomatike, duke kundërshtuar disa prej nismave greke në Egje dhe Mesdheun Lindor. Sipas gazetës turke “Milliyet”, Turqia paralajmëroi se nuk do të pranojë ndryshime të njëanshme të status quo-së në Egje, ndërsa kundërshtoi edhe iniciativa greke në planifikimin hapësinor, turizëm, energji dhe industri. Nga ana tjeter, Athina i konsideron nismat të paligjshme. Paralelisht, Greqia po forcon mbrojtjen ajrore përmes projektit “Mburoja e Akilit”, me sisteme izraelite. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka kërkuar Greqisë të ndalojë armatosjen e ishujve me status të çmilitarizuar, duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë. “Greqia duhet të tërhiqet nga kjo rrugë e gabuar dhe të ndalojë armatosjen e ishujve...