Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EFJ përshëndet vendimin e Kushtetueses për gazetarin Elton Qyno
👁6704
Federata Evropiane e Gazetarëve ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi urdhrat për kontrollin dhe sekuestrimin e pajisjeve të gazetarit Elton Qyno, duke e konsideruar një fitore për lirinë e medias dhe mbrojtjen e burimeve gazetareske në Shqipëri. Postimi: "Kënaqësi të takoja gazetarin shqiptar Elton Qyno në Tiranë! Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) sapo ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila rrëzoi urdhrat e mëparshëm të gjykatave më të ulëta që lejonin kontrollin dhe sekuestrimin e pajisjeve të Elton Qynos. Ky vendim forcon rëndësinë e mbrojtjes së burimeve gazetareske dhe të lirisë së shprehjes, në përputhje...