Efektivët dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë? Policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin

Efektivët dhunë ndaj qytetarit në Kuçovë? Policia sqaron ngjarjen: Kërcënoi vëllanë me çifte, kundërshtoi shoqërimin

Policia e Beratit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqet një qytetar duke kundërshtuar shoqërimin nga efektivët e policisë, të cilët kishin shkuar në banesën e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 gusht në fshatin Krekëz të Kuçovës, ku dy vëllezërit, Dashnor dhe vëllai i tij, Toska, janë konfliktuar për çështje pronësie. Gjatë konfliktit, Dashnor Toska dyshohet se ka kërcënuar me armë gjahu vëllain e tij, i cili më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen. Për rastin është nisur procedim penal ndaj Dashnor Toskës, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Reagimi i Policisë: Në lidhje me videon e publikuar më sipër, bëhet fjalë për një konflikt mes dy vëllezërve Toska, ngjarje e ndodhur rreth një muaj...