Eduart Çala, ikona e skenës nga Elbasani, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Eduart Çala, ikona e skenës nga Elbasani, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Elbasani është zgjuar këtë të diel me një lajm të trishtë: aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kulturore.Lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Çala kreu shkollën e mesme në “Jeronim De Rada” dhe më pas studioi Gjuhë-Letërsi në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Edhe pse nuk ndoqi studimet për aktrim, pasioni për teatrin e çoi drejt një karriere të shquar në skenën elbasanase dhe shqiptare.Karriera e tij nisi në vitin 1971 me trupën profesioniste të Teatrit “Skampa”, ku interpretoi në mbi 50 shfaqje....
Burimi: Diasporashqiptare.al