Eduard Zaloshnja: Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

Eduard Zaloshnja: Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

Nga Eduard Zaloshnja Prostesta bulevardore në Tiranë filloi para 94 ditësh (duke marrë shkas nga një sulm fizik i ca rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec të Vlorës). Gjatë 94 ditëve, proteststa ka njohur ulje e ngritje në pjesëmarrje (goxha më shumë ulje, se sa ngritje), dhe ende nuk ka realizuar asgjë konkrete politikisht – asnjë grup drejtues i gjithëpranuar nga protestuesit publikisht, asnjë objektiv politik i realizuar! Nga pikëpamja e zhurmës algoritmike në rrjetet sociale, në fakt, protesta bulevardore ka qenë e suksesshme. Por ka mbetur vetëm gumëzhimë internetore… Teksa vjeshta po fillon, dy partitë e mëdha po ziejnë përbrenda për të nxjerrë kandidatët e tyre në garën bashkiake të Tiranës, të cilët do të bekohen përfundimisht nga Rama e Berisha (përkatësisht). Ndërkohë...