Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Një tjetër zhvillim ka dalë në dritë lidhur me ngjarjen ku këngëtari Jozefin Marku dhe shoferi i tij Kristjan Nikolli, janë arrestuar nga Policia. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe rolin e secilit person të përfshirë. Gjithashtu, bëhet me dije se viktima e sulmit, Eduard Kuçi, është vendosur nën kërkim policor dhe akuzohet për moskallëzim krimi. Detajet e reja u bënë publike nga gazetarja Anila Hoxha. “Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka kërkuar gjykatës arrest me burg. Ende nuk është caktuar ora e seancës për dy të arrestuarit, Jozefin Marku dhe Kristjan Nikolli. Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka...