Edison Ypi: Keni shkolla, por nuk mësoni… Keni fukarallëk, por përdorni telefona të mençur

Edison Ypi: Keni shkolla, por nuk mësoni… Keni fukarallëk, por përdorni telefona të mençur

Edison Ypi Nga: Edison Ypi Keni fukarallëk, por përdorni smartfona. Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni. Keni biznese, por nuk paguani taksa. Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni. Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë. Keni fantazi, por e përdorni për dallavere. Keni dashuri për femrat, por nuk i respektoni. Keni njerëz të ndershëm, por pak. Keni njerëz të famshëm, por jo të dashur. Keni territor të vogël, por fajin e keni vetë. Keni fëmijë, por nuk i edukoni. Keni të hani, por nuk ngopeni. Keni ashensor, por e shkatërroni. Keni besë, por nuk e mbani. Keni shpirt, por të ftohtë. Keni lot, por të ftohtë. Keni ilaçe, por s’u bëjnë efekt. Keni fat, por nuk dini ta përdorni. Keni histori,...