Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”, ish-ministri i Jashtëm: Vizita e tij në Shkup bëri jehonë, është bashkues
Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi se kreu i qeverisë shqiptare shihet nga bashkëkombasit e tij në Maqedoninë e Veriut si shpresë dhe figurë përbashkuese. Ai shtoi se Rama e ka afruar Shqipërinë me BE dhe e ka transformuar shtetin. “Kryeministri Rama shihet si shpresë te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sepse shihet si një njeri që po e afron Shqipërinë me BE, dhe e ka transformuar në një shtet modern që po le vendet e Ballkanit pas në cdo parametër....