Edi Rama nga Plazhi i Kunes: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur

Edi Rama nga Plazhi i Kunes: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë të mërkurë të përshëndesë ndjekësit e tij me një pamje nga bregdeti verior i Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi nga plazhi i Kunes në Lezhë, duke përcjellë një mesazh pozitiv për ditën. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama. Ky është një ndër postimet e zakonshme të mëngjesit nga kryeministri, i cili shpesh ndan pamje të natyrës shqiptare për të promovuar bukuritë natyrore dhe turizmin në vend. Plazhi i Kunes, i njohur për natyrën e paprekur dhe gjelbërimin përreth, mbetet një nga destinacionet gjithnjë e më të preferuara gjatë verës.