Edi duhet të mbrohet nga Rama!

Edi duhet të mbrohet nga Rama!

Nga Lorenc Vangjeli Kurrë mos lufto me një armik që nuk ka më se çfarë të humbasë! Këtë këshillë të vyer, pavarësisht se askush nuk ka pasur guxim t’ja japë Edi Ramës, e konsideruan të kotë edhe bashkëpunëtorët e tij mbas triumfit dërmues në zgjedhjet e vjetshme, edhe opozitarët mbas disfatës së mjerë të po atyre zgjedhjeve. Por, siç thotë ligji i gravitetit në politikë, kur nuk ke ku shkon më lart, zbritja poshtë mbetet mundësia e vetme. Për të nxitur një rënie të tillë, më shumë se kushdo tjetër, duke luftuar fatin që e ka përkëdhelur duke i dhënë kundërshtarë të dobët dhe unin e tij që zgjedh bashkëpunëtorë qesharakë, Rama ka bërë një nga gabimet fatale të qeverisjes së tij. Ka zgjedhur të...