“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se protestuesit duhet të ulen në tryezë me Qeverinë dhe të negociojnë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në vend. Në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, Spahiu tha se është e turpshme që në vitin 2026 shqiptarët të mos ulen të negociojnë me njëri-tjetrin, në një moment kur negociata zhvillohen edhe mes Hamasit dhe Izraelit. “Kryeministri i Shqipërisë ka dhënë 2 deklarata, një në të cilën lë të hapur mundësinë për negociata pa kushte, ku parashikon që çdo lloj kërkese mund të jetë e negociueshme. Unë kam një parim, që është një thirrje për të dy palët. Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë dhe të gjejnë një marrëveshje me Uashingtonin. Edhe Hamasi negocioi...