Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edhe Millorad Dodik si Berisha! Një tjetër “non grata” ballkanas hedh miliona euro për lobim në SHBA
Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, në administratën e re amerikane. Kështu është thënë në përgjigjen e Ministrisë për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës Sërpska në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kur është pyetur se sa para janë ndarë për lobim në Shtetet e Bashkuara, pasi Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar ndryshimet buxhetore më 3 korrik, duke përfshirë rritjen e fondeve për këtë...