Edhe luftojnë edhe bëjnë korrupsion në Ukrainë!

Edhe luftojnë edhe bëjnë korrupsion në Ukrainë!

Nga radio gjermane DW- Në Ukrainë, hetuesit kanë zbuluar një skandal të ri korrupsioni që lidhet me prokurimin e armëve. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), së bashku me Zyrën e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAP), njoftuan se kishin zbuluar “përvetësim sistematik” të fondeve publike për ushtrinë, si dhe “marrjen dhe dhënien e përfitimeve të paligjshme në një shkallë veçanërisht të madhe”. Këto janë kontrata me prodhuesit e dronëve të cilat, sipas autoriteteve në Kiev, u lidhën me çmime dukshëm të larta – në dëm të buxhetit shtetëror të Ukrainës. Sipas informacioneve të deritanishme, janë arrestuar katër të dyshuar – midis tyre,...