Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edhe ish-hetuesja e Hagës në protestë: Keni vite që prisni, drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar
Në protestën e sotme, 7 gusht, që po mbahet në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka marrë pjesë edhe ish-hetuesja e Gjykatës së Hagës, Nevenka Tromp. Në një fjalim që ajo mbajti përpara mijërave protestuesve, Trump u shpreh se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ndërsa shtoi se është padrejtësi kur drejtësia zbatohet në mënyrë selektive. “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është vetëm një parullë, është realiteti i dhimbshëm që ju po përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet, ajo duhet të ketë legjitimitet. E dimë që drejtësia mund të jetë si subjektive ashtu edhe objektive, por në të dyja rastet ajo duhet të zbatohet përmes institucioneve të ligjshme, të qëndrueshme dhe të pavarura. Gjykatat,...