“Edhe Berisha e Nano kërkuan investitorë për Sazanin”/ Rama: Edhe unë tentova dy herë, por nuk u finalizua

“Edhe Berisha e Nano kërkuan investitorë për Sazanin”/ Rama: Edhe unë tentova dy herë, por nuk u finalizua

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ideja për sjelljen e investitorëve të huaj në ishullin e Sazanit nuk është e re. Sipas kryeministrit përpara tij në krye të qeverisë, edhe ish-kryeministrat Sali Berisha dhe Fatos Nano kanë tentuar të tërheqin investime për këtë zonë. “Qoftë paraardhësi im dhe qoftë edhe paraardhësi i paraardhësit tim kanë dashur të sjellin investitorë në Sazan. Edhe unë kam dashur dy herë të tjera të sjell investitorë në Sazan, por nuk është finalizuar”, tha Rama. Kryeministri u ndal edhe te projekti i investimit në ishull, duke e përshkruar atë si një destinacion që synon të ofrojë turizëm të nivelit të lartë, me vila, hotele dhe shërbime të lidhura me shëndetin dhe aktivitetet sportive. “Ata do bëjnë aty...