Ecja dhe shikimi, vështirësitë më të shpeshta të shqiptarëve, 28% raportojnë kufizime
foto ilustruese TIRANË- Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri raportojnë vështirësi të moderuara ose të rënda në të paktën një aktivitet bazë të përditshëm. Ecja dhe shikimi janë dy problemet që raportohen më shpesh, ndërsa Shqipëria ka një nivel më të ulët se mesatarja europiane në total, por për disa vështirësi specifike, si ecja, dëgjimi, komunikimi dhe kujdesi për veten, përqindjet janë më të larta se në BE. Sipas të dhënave të Eurostat, 28.4% e personave 16 vjeç e lart në Shqipëri raportonin në vitin 2022 vështirësi të moderuara ose të rënda në të paktën një nga gjashtë aktivitetet bazë të matura: shikim, dëgjim, ecje, kujtesë ose përqendrim, komunikim dhe kujdes për veten. Në të njëjtin...
Burimi:
zeri.ai