Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
ECDC ngre alarmin: Mbi 5 milionë qytetarë në Evropë jetojnë me hepatit B ose C pa e ditur
Autoritetet shëndetësore evropiane u kanë bërë thirrje vendeve anëtare të përmirësojnë ndjeshëm testimin, vaksinimin dhe aksesin në trajtim për hepatitin viral, për të shmangur pasoja të rënda shëndetësore dhe mijëra humbje jete. Sipas një raporti të publikuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), rreth 5 milionë njerëz në BE, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji jetojnë me hepatit kronik B ose C, por shumica e tyre nuk janë as të diagnostikuar dhe as të trajtuar. Hepatiti B dhe C, të cilët shpesh quhen “infeksione të heshtura”, mund të qëndrojnë për vite në trup pa simptoma, ndërkohë që dëmtojnë...