E zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën

E zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën

Një burrë ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në fshatin Tervol të Gramshit. Viktima është shtetasi H. D., 58 vjeç. Autoritetet policore raportojnë se gjatë punës me fadromë për hapjen e një pusi, dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi 58-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën në vend Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në komisariat. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Burimi: Gijotina.com