E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë. Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi F. Veliu, 60 vjeç, të cilin e zuri poshtë një masiv kromi që u shemb gjatë punës në galeri. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë dhe dërguar në morg, pasi aksidenti ndodhi në një zonë jo shumë të thellë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.